Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Skënder Sadiku ka komentuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune, Milan Radojeviq dhe asambleistëve nga Lista Serbe.
Ai për Kossev ka thënë se është ndjerë i ndarë nga kolegët me të cilët ishin zgjedhur në këto poste.
“Jam ndjerë i ndarë nga kolegët e mi me të cilët jam zgjedhur për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallim kombi, feje... Mitrovica është qytet multietnik dhe i vetmi në kuptimin e vërtetë të fjalës në Kosovë, por unë besoj se situata dalëngadalë do të fillojë të normalizohet”, tha ai.
Sipas Sadikut, politikanët përfitojnë duke bërë çdo gjë.
“Qytetarët janë në një nivel më të mirë dhe janë më të ndritur se ne politikanët. Besoj se nuk do të ndikojë në përditshmërinë e qytetarëve”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se kryetarët e komunave veriore, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.