Geta Beqa para disa ditësh është shpallur kampione e botës në Kampionatin Botëror të fitnesit.
Kjo garë u zhvillua në Korenë e Jugut.
Beqa këtë sukses e arriti në kategorinë "Wellness".
Ajo në emisionin "Sports Show" në Klan Kosova ka folur për sakrificat që i ka kaluar për të arritur deri tek ky sukses si nënë e tre fëmijëve.
"Ke barriera gjatë rrugës, duhet ndoshta t'i lësh fëmijët vetëm e ndoshta nuk mund të jem gjatë gjithë kohës me to sidomos tash kur vajzën e madhe e kam 16-vjeçare. Por, fatmirësisht jam munduar që gjatë gjithë kohës të i angazhojë ato në sporte, të kenë shkollën në mënyrë që ato të mos e ndjejnë mungesën time" - tha Beqa.
Kampionja botërore foli për ekspericencën në Korenë e Jugut.
https://www.youtube.com/watch?v=gx8uXjFLCZ4
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.