Lajmet e fundit

"Ne si qytetarë kemi një pritshmëri besoj legjitime, por edhe reale që tashmë të funksionalizohen institucionet. Që 1 vjet e gjysmë ne po ballafaqohemi me zgjedhje parlamentare si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve brenda skenës politike, prandaj mendoj që është koha që të presim një epilog pozitiv", tha fillimisht ai.Kabashi shtoi se partitë politike do duhet të krijojnë bashkëpunim mes tyre dhe të krijojnë ujdi për të fuqizuar shtetin.
"Padyshim që është hap i mbarë dhe madje është një hap i natyrshëm, kështu do duhej të kishte qenë çdoherë, jo vetëm sot. Jemi një vend i vogël, në kuptimin e përbërjes sociale mund të cilësohemi si homogjenë, prandaj çka është gjithë kjo sagë që po bëhet pa mbarim dhe të mos kemi një ujdi? Nuk shoh asgjë më të natyrshme se të ulen të merren vesh për ta fuqizuar shtetin", shtoi ai.Tutje, njohësi i Kushtetutës sqaroi veprimet për formimin e institucioneve sipas Kushtetutës së Kosovës.
"Kushtetuta e Kosovës parasheh një afat 30 ditor. Për t'u mbajtur seanca konstituive duhet që kryetari i legjislaturës së fundit të Kuvendit t'i ftojë partitë politike që kanë fituar mandate në Kuvendin e Republikës dhe të caktojë seancën që duhet të mbahet jo më vonë se 5 ditë prej ditës se kur dakordohen", deklaroi Dritan Kabashi.