17.09.2016 · përditësuar para 3578 dite1 min lexim
Lojtari kryesor i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, në ndeshjen e sontme kundër Bullgarisë të vlefshme për Euro2017 nuk po arrin assesi të gjejë formën e tij të zakonshme.
Berisha, pas pjesës së parë ku Kosova u dominua nga Bullgaria dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 28:42 në të mirë të bullgarëve, s’ia dilte të gjente rrethin e koshit ashtu siç jemi mësuar ta shohim, njofton Klan Kosova.
Pejani nuk ka gjetur formën e mirë as në fillim të pjesës së dytë dhe deri më tani është ndër më të dobëtit në parket.
Në fillim të kualifikimeve Bullgaria cilësohej si ekip më i dobët në Grupin E, ku garojnë edhe Sllovenia e Ukraina dhe gjasat për fitoren e parë të kosovarëve janë pikërisht sonte kundër bullgarëve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.