Çrregullimi obsesiv-kompulsiv i takon çrregullimeve të ankthit por është i nivelit më të komplikuar, sepse kemi të bëjmë me mendime dhe ide që nguliten në kokë dhe nuk largohen lehtë.
Kështu ka thënë psikologja Lumnije Telaku, e cila ishte e ftuar në emisionin Ora e Pasdites në Klan Kosova, ku ka shpjeguar se si ndikon në përditshmërinë e personave që vuajnë nga ky çrregullim.
"Është një çrregullim psikologjik në të cilin një person ka mendime të rikthyeshme ose ndjen nevojën t’i mbarojë ose përsëris disa rutina ose akte në atë masë sa që shkakton stres ose dëmton funksionimin e jetës së përditshme".
“Ka disa lloje të obsesioneve që shfaqen tek personat me OCD të tilla si obsesione ngjitëse, obsesioni i dyshimit, obsesioni i numërimit, obsesioni mbi jetën tonë, obsesioni i simetrisë dhe rregullimit, obsesioni erotik, obsesione fetare, obsesione të agresivitetit dhe të tjera”.
Ajo tha se personi që vuan nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv nuk mund t'i kontrollojë mendimet apo aktivitetet për një kohë më të gjatë.
"Kompulsionet më të shpeshta janë larja e duarve, numërimi i gjësendeve dhe kontrolli nëse dyert janë të mbyllura. Këto aktivitete ndodhin në atë masë saqë jeta e përditshme e personit ndikohet negativisht dhe merr shpesh një orë apo më shumë kohë në ditë".
●●●
GSHKRIMI NGA
G.Q
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.