Federata e Basketbollit të Kosovës ka prezantuar sot projektin “Basketbolli 3.0”, një hap madhor drejt modernizimit dhe zhvillimit të këtij sporti në vend.
Ky koncept i ri synon të sjellë ndryshime të thella në çdo aspekt të basketbollit, duke filluar nga imazhi i përfaqësueseve e deri tek përfshirja e gjeneratave të reja.
Pikat kryesore janë: Imazh i ri i Përfaqësueseve A të së Kosovës dhe gjeneratave të reja – Identitet i ri vizual, logo, fanella dhe materiale që flasin fuqishëm për Kosovën dhe kulturën tonë, duke e ngritur përfaqësueset Kosova A dhe gjeneratat e reja në nivelin që e meriton në arenën ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.
Një Kosovë më e fortë në garat ndërkombëtare – Basketbolli 3.0 shënon nisjen e një faze të re ku ekipi jonë do të përfaqësojë vendin me krenari, energji dhe synime të mëdha. Sistemi online për biletat e ndeshjeve – Një mënyrë moderne dhe e thjeshtë për tifozët që ta përjetojnë emocionin e basketbollit më afër se kurrë.
Parketi bëhet më i prekshëm, tifozët më të lidhur me lojën. Fuqizimi i grave dhe vajzave në basketboll – Basketbolli 3.0 hap dyert për barazi, mundësi dhe zhvillim. Një angazhim serioz që të gjitha vajzat të ndihen pjesë e lojës dhe të ndërtojnë rrugën e tyre drejt suksesit.
Aktivitete për rininë dhe gjeneratat e reja – Basketbolli 3.0 nuk është vetëm për sot, por mbi të gjitha është për të nesërmen. Për fëmijët dhe të rinjtë që do të rriten me këtë sport, me mundësi për të luajtur, mësuar dhe ëndërruar më shumë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.