Me konfirmimin se seriali “Peaky Blinders” do të rikthehet edhe për dy sezone të reja, spekulimet se çfarë do të sjellin krijuesit e këtij seriali veçse kanë filluar.
Stephen Knight ka thënë se tashmë ngjarjet do të zhvillohen në vitet e 30-ta, ku do të flitet për jetësimin e fashizmit nëpër Evropë dhe Britani.
“Në mendjen time ky serial do të përfundojë me alarmin e parë në Luftën e Dyte Botërore. Nëna ime më ka treguar për alarmin e sirenave dhe se si nëna e saj kishte larguar batanijet dhe kishte thënë “ikim ata janë këtu””.
Paul Anderson, i cili shfaqet në rolin e Arthur Shelby, ka treguar se tashmë familja Shelby janë me të fuqishëm me futjen e tij në parlament.
“Arthur nuk do të bëhet politikan, mirëpo mund të themi se ai tani ka krijuar lidhje politike. Megjithatë nuk do ta shihni në parlament apo në tubime. Tommy është në një pozicion të fuqishëm dhe do të shkojë duke u fuqizuar”.
Sezoni i pestë i “Peaky Blinders” do të publikohet në vitin 2019.
https://www.youtube.com/watch?v=nsPIvMCTQ40
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.