Manchester City e ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit të Lensit, Abdukodir Khusanov.
“Jam i gëzuar që po i bashkohem ManchesteR City-t, një klub të cilin jam kënaqur duke e ndjekur për një kohë të gjatë”, ka thënë Khusanovi.
“Pep Guardiola është njëri prej trajnerëve më të mirë ndonjëherë, dhe jam i ngazëllyer që do të mësoj nga ai dhe që do të përmirësohem edhe më shumë. Ky është një moment shumë krenar për mua”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.