Barcelona është në disavantazh pas 45 minutave të para.
Club Brugge po udhëheq 2-1 ndaj katalunasëve, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë në "Etihad Stadium" Manchester City ka shënuar dy gola kundër Dortmundit, duke avancuar 2-0 pas pjesës së parë.
Interi minimalisht po fiton me modestët e Kairat Almatyt, me realizimin e Lautaro Martinez pak para se skuadrat të shkojnë në pushim.
1-0 është edhe në duelin ndërmjet Newcastle dhe Athletic Bilbao, raporton Klankosova.tv
Ndërkaq, rrjetat e pa prekura janë ende në tri ballafaqime: Marseille - Atalanta, Ajax - Galatasaray dhe Benfica - Bayer Leverkusen.
Të gjitha këto ndeshje mund t'i ndiqni në platformën kryesore shqiptare, Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.