Manchester City po pëson një rezultat të papritur pas 25 minutash lojë në transfertë ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve. Norvegjezët kanë kaluar në avantazh 2-0, falë dy golave të shpejtë brenda pak minutash.
Në minutën e 22-të, Kasper Hogh zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë pas një kundërsulmi të shpejtë, i asistuar nga Ole Blomberg. Pak më vonë, skenari u përsërit dhe Hogh shënoi sërish, duke dërguar portierin Donnarumma në rrjetë për herë të dytë.
Trajneri Pep Guardiola duket i habitur nga situata, por “Qytetarët” ende kanë kohë për të përmbysur rezultatin dhe vazhdojnë përpjekjet për të ndryshuar fatet e ndeshjes. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.