Manchester City sonte e ka siguruar biletën për pjesëmarrjen në playoff të garës më prestigjioze në evropë për klube, Champions League.
Kjo pasi sonte arriti ta mposht me rezultat 3:1 klubin belg, Club Brugge.
Por, skuadra e Pep Guardiolës në playoff do të ketë goxha punë, pasi Cityt mund t'i bie të përballet me kundërshtar goxha të fortë.
Dhe sipas gjasave blutë e Manchesterit, do të luajnë ose kundër Bayern Munchenit ose kundër Real Madridit.
Mbetet të shihet se me cilët nga këta dy gjigandë evropian do të luajnë përballë Manchester Cityt.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.