Kampioni në fuqi i Anglisë në futboll, Manchester City, nuk po arrin të gjejë rrugën e këndelljes.
Pas barazimit në xhiron e javës së kaluar me Crystal Palacen, skuadra e Pep Guardiaolas u mposht nga Aston Villa e Unai Emeryt.
Nga një gol në dy pjesët mjaftoi që Villa të dalë me fitore nga kjo përballje, ndonëse City arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 93-të.
Në 8 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, “Qytetarët” kanë një fitore, gjashtë humbje dhe një barazim.
Aktualisht City ndodhet në pozitën e 6-të me 27 pikë nga 17 xhiro, kurse Villa një pozitë më lart, me 28 pikë nga po aq xhiro. /Klankosova.tv
Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga sot.
Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.
Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.