Lajmet e fundit

Manchester City, Interi dhe Barcelona kanë shënuar fitore bindëse në natën e sontme të Ligës së Kampionëve.
Barcelona e ka mundur Young Boys me rezultat 5:0, ndërkaq Interi dhe City mundën Crvena Zvezdën, respektivisht Slovan Bratislavën, me nga katër gola pa e pranuar asnjë.
Këto ishin fitoret e para për kampionin italian dhe atë anglez që në xhiron e parë barazuan me njëri-tjetrin.
Ndërkaq, edhe Barcelona e shijoi triumfin e parë pas humbjes nga Monacoja.
Për më tepër, PSV-ja dhe Sportingu ndanë pikët, 1:1, teksa Salzburgu po ashtu pranoi një katërshe nga Bresti pa shënuar asnjë vetë,