Lajmet e fundit

Manchester City ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Southamptonit.
Golin e vetëm “Qytetarët” e shënuan në minutën e 5-të të takimit, me Erling Haaland, i cili shënoi nga një pozitë mjaft e vështirë.
Përkundër rasteve të shumta nga City, rezultati mbeti i pandryshuar, teksa Southampton mundësinë më të mirë e pati për ta barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë, ku Archer u gjend i vetëm përballë portierit, por goditi traversën, njofton Klankosova.tv.
City aktualisht gjendet në vendin e parë me 23 pikë, dy më shumë se Liverpooli që është në vendin e dytë por ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Southamptoni është në vendin e fundit me vetëm një pikë.