Manchester City e ka mposhtur bindshëm Juventusin.
Ndeshja e tretë e grupit G në Kupën e Botës për klube u mbyll me rezultat 2 me 5 në favor të “citizens”.
Jeremy Doku kaloi anglezët në epërsi qysh në minutën e nëntë të ndeshjes.
Kundërpërgjigja erdhi vetëm dy minuta më vonë nëpërmjet Teun Koopmeiners.
Ndërkaq, Pierre Kalulu, shënoi autogol në minutën e 26-të për t’i dhënë epërsinë “qytetarëve”, transmeton Klankosova.tv.
Erling Haaland shënoi për 1:3 në minutën e 52-të të takimit.
Phil Foden ishte ai që ngriti rezultatin në 1:4, në minutin e 69-të kurse gjashtë minuta më vonë Savinho realizoi për 1:5.
Dusan Vllahoviq, shënoi në minutën e 84-të të ndeshjes për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Manchester City e mbyll grupin në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Juventusi mbetet i dyti me tri më pak.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.