Manchester City e ka nisur me “poker” ndaj Wolvesit sezonin e ri në Premier League.
Haaland e nisi serinë e golave për këtë sezon me Cityn në minutën e 34-të të ndeshjes.
Ndërsa vetëm tre minuta më vonë, me gol debutoi transferi i ri i Cityt, Reijnderes, njofton Klankosova.tv.
Pas një ore lojë, Haaland e shënoi golin e tij të dytë, ndërsa Reijnders e realizoi edhe asistimin e tij të parë.
Kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes Cherki i cili realizoi për 0-4 në minutën e 81-të.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.