Lideri i tabelës së Premier League, Liverpool ka barazuar sonte në "St James Park" kundër Newcastle, me rezultat 3:3.
Edhe pas këtij barazimi "The Reds", e mbajnë kreun e tabelës me 35 pikë, shtatë më shumë se Chelsea, që është në vendin e dytë.
"Blutë e Londrës" i kanë 28 pikë.
Ata sonte fituan bindshëm si mysafir i Southamptonit me rezultat 1:5.
Fitoren sonte e shijoi edhe City pas shtatë ndeshjesh pa fitore.
Skuadra e Pep Guardiolës, fitoi ndaj Nottingham Forestit me rezultat të pastër 3:0.
Aktualisht Manchester City gjendet në vendin e katërt 26 pikë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.