Tottenham Hotspurs kanë fituar ndaj Manchester City-t në xhiron e dytë të Premier Ligës.
Lojtarët e trajnerit Thomas Frank befasuan klubin e Pep Guardiolas duke arritur një epërsi prej dy golash në pjesën e parë, dhe kështu u mbyll edhe krejt takimi.
Brennan Johnson realizoi për 0:1 në minutën e 35-të pas asistimit nga Richarlison gjatë një kundërsulmi.
Ndërkaq, për 0:2 shënoi portugezi Palhinha në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
Kështu, Qytetarët shijojnë humbjen e parë që në xhiron e dytë të Premier Ligës, teksa Spurs-at arkëtojnë tri pikë të tjera pas triumfit edhe në javën e parë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.