Për të dytën herë me radhë, Singapori është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë në botë, mirëpo edhe në qytetet e tjera të botës çmimet janë shpërthyese, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“The Economist Intelligence Unit”, e ka ranguar Singaporin si qytetin më të shtrenjtë, para Cyrihut, Hong Kongu’t, Gjeneves dhe Parisit.
Londra ishte e gjashta, ndërsa Neë York-u vjen në vendin e 7-të, krahasuar me analizat që janë bërë në 133 shtete.
Qyteti më i lirë është Lusaka kryeqyteti i Zambisë e më pas vjen Mumbai në Indi.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.