Lajmet e fundit

Në shoubizin shqiptar nuk ka ditë që nuk ka të reja e ndoshta edhe skandale.
Lidhur me këtë kanë folur gazetarët, Miftar Zejnullahu dhe Blinera Vitia.
Ata kanë shprehur mendimet e tyre edhe mbi skandalet që i prodhojnë vetë artistët, njofton Klankosova.tv.
"Lumi dha Kaderi hoqën follow-in ndaj njëri-tjetrit, dhe kam thënë që nuk besoj se janë ndarë, pas dy jave doli që janë prapë bashkë, kështu që dinë me lujtë goxha mirë", tha Zejnullahu.
Cilët janë personazhet të cilët bëjnë më së shumti skandale të komanduara, vetëm për me mbërri vëmendjen, ishte pyetja që iu përgjigjën lirshëm gazetarët.
"Unë mendoj se Era Istrefi, e ka pjesën e lojërave që nxjerr nëpër InstaStory disa fjalë,jo më kanë sharë, e në fakt nuk ka aq komente të mëdha se ajo e fol", u shpreh Zejnullahu.
"Unë mendoj se të famshmit e dinë se janë të ekspozuar ndaj mediave, e lidhur me këtë ata vazhdojnë të japin material për të prodhuar lajme", tha Vitia.