Ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, u desht të presin pak në këmbë shefat e tyre qeveritarë.
Mbase gjatë kësaj kohe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, po kalonin momente të mira bashkë.
“Kur ne takohemi, kemi një sinergji të plotë, dhe qeshim jo pak”, deklaroi Rama.
Këtë përshkrim Rama gjatë mbledhjes së tetë të dy qeverive në Prishtinë, e përdori për të treguar raportet e mira që thotë se i ka me homologun kosovar.
Megjithatë, kjo nuk e kurseu në kritika mysafirin kur nisën të lexohen 19 marrëveshjet e memorandumet e arritura.
“Që kur Vetëvendosje e ka marrë qeverinë, këto gërmat janë zvogëluar, besoj për kursim letre”, tha ai.
19-të marrëveshjet u nënshkruan nga ministrat e dikastereve përkatëse, derisa sipas kryeministrit Kurti, rezultatet e para të tyre mund të shihen pas 6 muajsh.
https://www.youtube.com/watch?v=_V6Q6qbDL7s&t=1s
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.