Tanimë jemi në ditën e 10 të Kampionatit Botëror.
E për të rejat e këtij Botërori, gazetari Arlind Sadiku foli në lidhje direkte për Sport Show në Klankosova.tv.
I pyetur se cila është sfida e tij më madhe deri më tani në këtë Botëror I deklaruar se është distance mes tre shteteve nikoqire.
“Nuk besoj që ndonjëherë në histori, do të mbahet një Kampionat Botëror, në tri shtete të ndryshme në hapësira kaq të mëdha dhe distance të mëdha mes stadiumeve të Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës, kështuqë Sfida më e madhe është distancat mes stadiumeve dhe temperature e lartë dhe ndryshimi i temperaturave” ka thënë Sadiku.
Ai poashtu bëri të ditur se do të jetë prezent në ndeshjes mes Argjentinës dhe Austrisë, ndërsa ka arritur t’i pyes tifozët e dy kombëtare se cilat janë pritshmeritë e tyre për këtë ndeshje.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.