Dermatologia Nexhmije Kusari ka qenë e ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova për të folur mbi Psoriazan, një problem dermatologjik, mund të ketë shenja të padukshme që shpesh kalohen pa u vërejtur.
Doktoresha Nexhmije shpjegoi shenjat e fshehura të psoriazës, duke hedhur dritë mbi një aspekt të rëndësishëm të kësaj gjendjeje të lëkurës.
Duke sjellë njohuri thelbësore dhe përvojë klinike, ajo ofroi një perspektivë të thellë për audiencën mbi çështjen. Ajo gjithashtu dha udhëzime të rëndësishme për diagnostikimin dhe menaxhimin e kësaj gjendjeje.
“Shenjat janë në formë të pikave të vogla të skuqura, të cilat quhen psoriasi guttate. Kjo shenjë është shumë e vështirë me u diagnostiku, sepse ka shumë sëmundje të lëkurës që janë të ngjashme me atë. Metodat e trajtimit janë të ndryshme, varësisht prej sipërfaqes së përfshirë dhe formës. Nëse është e përfshirë 10 për qind, atëherë mund të përdoren krema të ndryshëm në mënyrë lokale”, tha ajo.
Për të kuptuar më shumë rreth shenjave të tjera të fshehura të psoriazës, ndiqeni më poshtë bisedën me dermatologen Nexhmije Kusari.
https://www.youtube.com/watch?v=JLrSjSJvO0E
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.