Pas transmetimeve maratonike që zgjatën me ditë të tëra më në fund ka ardhur koha për duelet të cilat kanë rëndësi të madhe nga kualifikimet olimpike për basketbollin 3X3.
Duelet çerek-finale dhe po ashtu edhe ndeshjet për “bileta” olimpike do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në platformën Artmotion.
Top-skuadrat botërore të basketbollit tre kundër tre do të ndeshen mes tyre për të arritur historinë dhe për t'u kualifikuar në Lojëra Olimpike për herë të parë në historinë e këtij sporti.
SHBA-të, Sllovenia, Lituania dhe Letonia llogariten ndër skuadrat kryesore që mund të përfundojnë në top tri vendet e para dhe të sigurojnë biletën olimpike, teksa të rrezikshëm janë edhe Brazili, Polonia, Franca dhe Kanadaja.
Njëjtë si tek meshkujt garë e fortë pritet të jetë edhe në konkurrencën e femrave, aty ku favorite kryesore janë SHBA-të dhe Franca, por që pritet të kenë paraqitje fantastike edhe kombëtaret si Spanja, Japonia dhe Zvicra.
Nga ora 12:45 kur nis ndeshja e parë e deri në 21:30 kur përfundon e fundit, adresa e vërtetë e basketbollit për adhuruesit e këtij sporti do të jetë platforma Artmotion dhe kanali Art Sport 2.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.