Ekipi i Dritës nga Gjilani mësoi sot rivalët me të cilët do ndeshet në kuadër të Fazës së Ligës në UEFA Conference League.
Shorti nuk u tregua i lehtë për "Intelektualët", të cilët do përballen me ekipe të mëdha si AZ Alkmaar nga Holanda dhe Rayo Vallecano nga Spanja. Gjithsesi përveç këtyre dy ekipeve, kundërshtarët e tjerë që i solli shorti nuk janë të një niveli shumë më të lartë se kampionët tanë, transmeton Klankosova.tv.
Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani ka vlerë 6.33 milionë euro sipas sajtit të specializuar për çmimet e futbollistëve "Transfermarkt".
Ndërkohë rivalët e Dritës kanë vlerën si vijon: AZ Alkmaar - 106.3 milionë Rayo Vallecano - 74.6 milionë Omonia Nicosia - 17 milionë Kups - 6.7 milionë Shkëndija - 5.7 milionë Shelbourne - 3.35 milionë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.