Dy pacientë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar thithje tymi pas një zjarri që shpërtheu në një spital në Ludwigslust të Gjermanisë.
Zjarri u raportua rreth orës 04:28 në katin e sipërm të repartit të kirurgjisë vaskulare, ku flakët u përhapën shpejt edhe në çati. Rreth 86 pacientë dhe 20 anëtarë të stafit u evakuuan, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv
Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një pacient që po pinte cigare në dhomë, pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme.
Autoritetet po vijojnë hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes.
Në operacionin e shpëtimit u angazhuan rreth 90 zjarrfikës, ndërsa disa pacientë u transferuan në spitale të tjera. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.