Një muze italian u ka bërë thirrje vizitorëve të “respektojnë artin” pasi një çift u filmua duke thyer një karrige të mbuluar me qindra kristale vezulluese.
Pamjet e publikuara nga Palazzo Maffei, në Verona, tregojnë një burrë dhe një grua që bëjnë fotografi me njëri-tjetrin, ndërsa bëjnë sikur janë ulur në të ashtuquajturën karrige "Van Gogh".
Pastaj burri duket se rrëshqet dhe bie mbi karrige, duke e shtypur atë poshtë tij.
Zyrtarët thonë se çifti iku nga muzeu përpara se stafi të vinte re se çfarë kishte ndodhur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
[caption id="" align="alignnone" width="480"]

Palazzo Maffei - Një fotografi e karriges me dy këmbë të thyera[/caption]
Që atëherë nga muzeu kanë njoftuar policinë për çiftin, të cilët nuk janë identifikuar.
“Ndonjëherë humbasim mendjen për të bërë një fotografi dhe nuk mendojmë për pasojat”, thotë drejtoresha e muzeut, Vanessa Carlon.
Carlon shton se rrëshqitja mbi karrige ishte aksident, por çifti u largua pa folur me stafin e muzeut dhe kjo nuk është e drejtë. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.