Lajmet e fundit

Ana Maria dhe Ambrosio Lopes janë bashkë që 60 vjet.
Ata tashmë kanë një familje të madhe por më herët të dy kanë luftuar fort për të drejtën e tyre për të dashuruar njëri tjetrin dhe për të qenë bashkë.

Të dy janë takuar herën e parë në Rio de Janeiro në mesin e vitit 1950 dhe kanë rënë në dashuri me shikim të parë. Por ishte familja e Ana Marias që kanë kundërshtuar lidhjen e tyre për shkak se ata kishin ngjyra të ndryshme lëkurë, ashtu si edhe status ndryshe në shoqëri, transmeton Klan Kosova.

Pavarësisht kundërshtimit të prindërve të saj, Ana Maria paketoi valixhet e saj dhe u largua nga shtëpia e saj me të dashurin e saj.
Ambrosio i kishte premtuar asaj se do të ishin bashkë për gjithë jetën.
