Një çift nga Pensilvania e ShBA-së, që të dy janë 102 vjeç, festuan një moment historik dhe të rrallë - 80 vjetorin e martesës.
Robert dhe Edith Mae Schaum, të cilët u takuan në shkollën e mesme më 1936 dhe u martuan më 1942, festuan përvjetorin më 26 dhjetor.
"Ne e mbështesim njëri-tjetrin", tha Edith Mae për WGAL-TV, transmeton Klan Kosova.
"Unë mendoj se sekreti do të ishte të mos shkoni në shtrat i nevrikosur" shtoi Robert.
Rekordi Botëror Guinness për martesën më të gjatë qëndron në 86 vjet e 290 ditë. Ajo u vendos nga Herbert dhe Zelmyra Fisher, martesa e të cilëve zgjati deri në vdekjen e Herbert Fisher më 2011.
https://www.youtube.com/watch?v=-hwgapbGckw
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.