Një çift nga Miçigani i ShBA-së festoi përvjetorin e martesës në mënyrë të paharrueshme, duke fituar dy milionë dollarë me një biletë gërvishtëse lotarie.
Gruaja 44-vjeçare tha se e bleu biletën në një pikë karburanti dhe e gërvishtën së bashku me bashkëshortin.
"Burri im e pa i pari çmimin dhe nuk mundi të besonte. Shkuam ta kontrollonim në dyqan, pastaj një shoqe e skanoi me aplikacionin e lotarisë dhe konfirmoi fitoren. Isha në shok total!", tha fituesja, raporton Upi, transmeton Klan Kosova.
Me këto para, çifti planifikon të blejë një shtëpi, të investojë dhe të sigurojë fonde për arsimin e fëmijëve të tyre.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.