Chris Robinson ka pësuar një “defekt të rrobave” teksa po vraponte në rrugën e tij për të fituar garën e 400 metrave me pengesa në ngjarjen e “Golden Spike” të mërkurën në mëngjes.
Transmetuesit televizivë u përpoqën t’u kërkonin falje miliona shikuesve në mbarë botën, ndërsa organi gjenital i vrapuesit amerikan doli jashtë pantallonave të shkurtra, transmeton Klankosova.tv.
Në pamjet e publikuara, Robinson shihet teksa mundohet ta fshehë organin gjenital ndërsa vraponte.
Përpjekjet e tij ishin fatkeqësisht të pasuksesshme edhe kur ai bëri përpjekjen e tij të fundit për në vijën e finishit pasi rrëzoi dy pengesat e fundit.
Shih videon
KËTU.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.