Po e zhvillon sezonin e 18-të në NBA.
E për herë të parë në karrierën e tij, Chris Paul arriti të shënoj shtatë tre pikësha brenda një ndeshje të vetme.
Në total, 37 vjeçari shënoi 25 pikë, shtoi gjashtë kërcime, dhuroi dy asistime, vodhi një top dhe shpërndau një bllokadë.
Në fitoren e Phoenix Suns ndaj Denver Nuggets, 119 -115, katër pikë më shumë se Paul kontriboi Kevin Durant, i cili ende nuk e ka shijuar humbjen me ekipin e ri.
Kjo ishte fitorja e shtatë rresht për Suns, kurse “Play Off-in” e kishte siguruar më herët së bashku me Denverin i cili aktualisht është lider në Konferencën Perëndimore.
Ndryshe nga këto ekipet e lartëpërmendura, Oklahoma City Thunder po lufton për një vend në “Play In”.
Me trimfin e fundit përballë Utahh Jazz që përfundoi me rezultat 114-98, Thunder u pozicionua në vendin e 10-të në Perëndim me 38 fitore e 42 disfata.
Fitore shumë të rëndësishme korri edhe Miami Heat si mysafir.
Në “Wells Fargo Center”, Miami i cili me ngulm po e kërkon një vend për “Play Off”, e mposhti klubin e Philadelphia 76ers, me rezultatin përfundimtar 129-101.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.