Këngëtari Chris Brown ka zbuluar se kishte planifikuar të realizonte një performancë në në American Music Awards, në shenjë nderimi për pop ikonën e ndjerë, Michael Jackson. Por e njëjta duket t’i jetë anuluar në minutën e fundit.
Përmes disa postimeve në Instagram, ylli i hitit “Don’t wake me up” ka treguar pamje nga provat ku shihej teksa po praktikonte disa lëvizje të theksuara të Jackson, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
“Do të ishte performanca e AMA, por ata më anuluan për arsye të panjohura”, tha ai në komente.
Në pamjet e publikuara u panë një grup kërcimtarësh që rrotulloheshin rreth tij teksa po bëni prova për koreografinë së tyre të performancës që s’arriti të shfaqej fare, ndërsa në sfond dëgjoheshin hitet e Jackson si: “Beat It”, “Billie Jean”, “Wanna Be Startin’ Somethin’” dhe “Thriller”.
Të katër këto këngë ishin nga albumi legjendar i Michael i vitit 1982, “Thriller”, i cili do të arrijë në 40 vjetorin e publikimit të tij këtë muaj.
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.