Kinezja Chloe Zhao ka fituar njërin nga çmimet kryesore të Oscars 2021, ajo triumfoi në kategorinë "Regjisorja më e mirë".
Filmi që i solli këtë fitore është "Nomaland", njofton Klan Kosova.
Pasi e mori çmimin ajo ka thënë se ky çmim iu dedikohet të gjithë atyre që kanë guxim dhe besojnë në vete dhe që ndajnë mirësi me të tjetrët pa marrë parasysh sa është e vështirë kjo.
“Unë gjithmonë kam gjetur mirësi tek njerëzit që takova kudo që shkova në botë. Pra, kjo është për këdo që ka besimin dhe guximin për të mbajtur mirësinë tek vetja dhe të tjerë", ka thënë Zhao.
Ajo është gruaja e dytë në botë që është zgjedhur si regjisorja më e mirë në Oscars si dhe gruaja e parë që është nga Azia.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.