Ish-futbollisti i Interit, rumuni Christian Chivu, është konfirmuar si trajner i ri i kësaj skuadre.
Ai do ta udhëheq klubin “Zikaltër” deri në Qershor të 2027-tës.
44 vjeçari do të jetë pasardhës i Simone Inzaghit, i cili për disa vite.
Italiani me “Nerazzurët” i fitoi hiç më pak se gjashtë trofe: Një titull të Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tri Superkupa italiane.
Por, Interit në fundin e këtij edicion nuk i eci hiç mire.
Nën drejtimin e Inzaghit, skuadra nga qyteti i Milanit i humbi dy beteja të rëndësishme, një për titullin e Serie A me Napolin, dhe Champions Leagues ku u mposht bindshëm 5:0 nga Paris Saint Germain, në finale, transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.