Tifozët e Interit janë të shqetësuar me mungesën e përforcimeve këtë verë. U negociua për 1 muaj për yllin e Atalantas, Ademola Lookman, por nuk u arrit marrëveshja.
Zikaltrit së fundmi kanë arritur të nënshkruajnë me mesfushorin e Lensit, Andy Diouf, transfer ky që do i kushtojë 25 milionë euro arkave të klubit.
Lidhur me ditë e fundit të merkatos ka folur edhe trajneri Cristian Chivu.
“Merkato? Jemi në të njëjtën linjë, me të njëjtat mendime, të vetëdijshëm për lojtarët që duhet t’i shtojmë kësaj skuadre. Tregu i transferimeve është i hapur, ende ka kohë për të bërë disa operacione të caktuara. Nuk duam të shtojmë sasi, por cilësi, njerëz që dinë të jenë pjesë e një grupi si i yni dhe që na ndihmojnë të rrisim nivelin e skuadrës brenda ekipit”, tha ai, raporton Klankosova.tv.
Trajneri rumun i Interit është pyetur edhe për “plakjen” e skuadrës, sidomos të mbrojtjes së 20 herë kampionëve të Italisë.
“Mbrojtja shumë e vjetër? Nuk shikoj kurrë kartën e identitetit, por motivimin, pasionin, dëshirën për t’u përmirësuar çdo ditë, edhe nëse bëhet fjalë për një 30 vjeçar, por sidomos nëse bëhet fjalë për një 20 vjeçar, sepse në fushë ka rëndësi puna që bën, motivimi, disiplina, përkushtimi në punë. Për mua këto janë gjëra themelore që shkojnë përtej asaj që janë vetëm numrat në kartën e identitetit”, u shpreh Chivu.
Interi gjatë qershorit zyrtarizoi afrimin e mesfushorit kroat Sucic, mbrojtësit brazilian Luis Henrique si dhe sulmuesin francez Ange-Yoan Bonny, operacione merkatoje që kushtuan diku 62 milionë euro. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.