Të dielën në mbrëmje u zhvilluan 7-të ndeshje në "NBA".
Në mesin e tyre edhe ballafaqimi në mes të Los Angeles Clippers dhe Phoenix Suns, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me shifrat 95-112.
Në palestrën "Crypto" në Kaliforni, në mesin e mbi 19.000 tifozëve ishte edhe futbollisti Giorgio Chiellini, i cili kishte në trup fanellën e yllit të vendasve, Paul George.
Italiani tani është pjesë e ekipit Los Angeles, pasi u transferua gjatë muajit korrik nga Juventus.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.