Chick Corea, muzikant i xhazit fitues i çmimit Grammy ka vdekur në moshën 79 vjeçare, konfirmoi një deklaratë në faqen e tij të internetit.
Karriera e muzikantit amerikan zgjati më shumë se pesë dekada. Albumi i tij i fundit u publikua në vitin 2020, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Corea ishte artisti i katërt më i nominuar në historinë e çmimeve Grammy me 65 nominime, duke fituar 23 herë.
Ai vdiq më 9 shkurt nga një formë e rrallë e kancerit që u diagnostikua kohët e fundit.
Corea luajti me Miles Davis në fund të viteve 1960 dhe grupi i tij, Return to Forever. Ai gjithashtu ishte i njohur në të gjithë botën për punën e tij si kompozitor me hite si "Spain" dhe "500 Miles High".
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.