Chicago Bulls largon hijet e dyshimit duke i dhënë një shuplakë të fortë Milwaukee Bucks në takimin e gjashtë për të mbyllur përfundimisht llogaritë me suksesin e katërt të serisë play off.
120-66 i mbylli 6 periodat ekipi nga Ilinois që regjistroi pothuajse dyfishin e pikëve të skuadrës mike, duke regjistruar edhe rekordin më të thellë të kësaj skuadre në historinë e play-off.
Ishte Pau Gasol ai që mori në dorë frenat e takimit duke e çuar Chicagon në 8 pikë avantazh, ndërsa Jimmy Butler dhe Derrick Rose u treguan të papërmbajtshëm poshtë koshit duke e mbyllur periodën e parë me rezultatin 41-18.
Ersan Ilyasova ishte lojtari më aktiv për Milwaukee, por koshat e tij nuk i shërbyen skuadrës nga Wisconsin për të evituar disfatën pasi gjatë pjesës së dytë doli në skenë Joakim Noah, i cili vulosi fatin e takimit duke i fiksuar shifrat përfundimtare në 4-2.
Kjo ishte performanca e dytë më e dobët e Milwaukee në një ndeshje play-off që prej vitit 1970. Në fazën tjetër, Chicago Bulls do të përplasë brirët me Cleveland Cavaliers.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.