Lajmet e fundit

Në momentet e hapjes krijoi panik dhe dëshpërim, duke filluar me vetëvrasjen e fizikanit bërthamor Valerij Legasov (Jared Harris ) për të vazhduar në momentin katastrofik dy vjet më parë - kaosi duket i pritur dhe i përshtatet ndjenjës së pashmangshme të frikës dhe konfuzionit.
Tmerri është eksplicit dhe i qartë, ndërsa pamjet e trupave të djegur që rrëzohen nëpër mbetjet e shpërthimit janë të pamundura të harrohen. Megjithatë nuk janë tronditës, vetëm aq të llahtarshme dhe të tmerrshme sa edhe ngjarja që trajton, transmeton Klan Kosova.
Seriali arrin të lundrojë nëpër shtigje të rrezikshme duke shfaqur personazhet që flasin në zhargone të ndryshme, pa treguar shumë, kështu duke i mbajtur shikuesit pranë ekraneve.
Në një pikë shfaqë një abetare themelore mbi shkencën bërthamore, sikur të jetë e dobishme, kur Boris Shcherbina kërkon nga Legasov t’ia shpjegojë se si funksionon një reaktor bërthamor. Edhe më e mirë ishte biseda e koduar tërësisht e Ulana Khomyuk me kontaktin e saj në Moskë, ku një thirrje telefonike për një pushim zbuloi metodat që Legasov po përdorte për të shuar zjarrin.
Si një dramë, ajo është pandërprerë e zymtë. Madje, edhe shenjat e heroizmit - Legasov dhe Khomyuk duke sfiduar zyrtarët e partisë në përpjekje për të frenuar pasojat e fatkeqësisë - janë të prekura nga veprimi për të dërguar njerëz të pafajshëm për të vdekur, përderisa janë në dijeni, transmeton Klan Kosova.
Por, është e mahnitshme t’i shohësh të gjitha këto duke u luajtur aq shkëlqyeshëm. Pavarësisht nga tmerret, pesë episode nuk ndjehen se janë të mjaftueshme.
https://www.youtube.com/watch?v=s9APLXM9Ei8
klankosova.tv