Londinezët e Chelsea kanë vendosur të futen fuqishëm në merkato dhe emri i madh në listë është Eduardo Camavinga.
Sipas mediave spanjolle, londinezët duan ta sjellin mesfushorin francez në verën e vitit 2026, duke e bërë pjesë të projektit të trajnerit Enzo Maresca.
23-vjeçari, që nga viti 2021 është pjesë e Real Madrid-it, ka luajtur mbi 180 ndeshje me “Los Blancos”, por aktualisht roli i tij nuk duket i qartë nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Chelsea është i gatshëm të paguajë rreth 60 milionë euro, shumë që përputhet me vlerën aktuale të lojtarit në merkato. Nëse transferimi realizohet, Camavinga do të formonte një mesfushë të fuqishme me Enzo Fernández dhe Moisés Caicedo, duke rritur ndjeshëm ambiciet e klubit për Premier League dhe Champions League.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.