Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve mes Chelsea – Real Madrid dhe Napoli – Milan.
Në ndeshjen e parë Real Madridi e ka mposhtur Chelsean 2 me 0 kurse Milani ka fituar 1 me 0 ndaj Napolit.
Nëse i referohemi statistikave në përballje direkte mes këtyre skuadrave, atëherë ky është bilanci.
Real Madrid – Chelsea janë takuar mes vete 8 herë, Chelsea ka 4 fitore, 2 Real Madridi dhe janë arritur 2 barazime.
Gjatë këtyre ndeshjeve, blutë kanë shënuar 11 gola ndërsa mbretërit 10.
Milan e Napoli janë takuar 161 herë, 64 fitore i kanë kuq e zinjtë, 47 napolitanët dhe janë arritur 50 barazime.
231 gola i ka shënuar Milan ndaj Napolit, dhe 179 e kundërta.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.