Sipas Tuttomercatoweb, Chelsea ka intensifikuar interesimin për talentin turk të Juventusit, Kenan Yildiz.
Klubi londinez është gati t’i ofrojë 19-vjeçarit një kontratë me pagë të majme prej 10 milionë eurosh në vit, duke e bërë një nga lojtarët më të paguar të rinj në Evropë.
Yildiz po kalon një formë të shkëlqyer me Juventusin dhe është bërë një nga talentet më premtues të Serie A, ndërsa interesimi i Chelsea-t tregon dëshirën për të rifreskuar sulmin me lojtarë të rinj dhe kreativë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.