Klubi londinez Chelsea është duke përgatitur një ofertë prej 90 milionë eurosh për sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo, pas një fillimi të jashtëzakonshëm të sezonit nga ai.
Semenyo ka qenë në formë të shkëlqyer, duke kontribuar direkt në 9 gola në 8 ndeshje për “Qershitë” këtë sezon – një performancë që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Premier League.
Tani, Fichajes.net po raporton se kampionët në fuqi të botës po përgatisin pakon për lojtarin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.