Chelsea ka vënë në shënjestër mesfushorin premtues të Monacos, Lamine Camara, për të cilin është gati të ofrojë rreth 85 milionë euro.
Talenti senegalez ka shkëlqyer në Ligue 1 dhe është bërë një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mesfushës së “Bluve”.
Megjithatë, transferimi nuk do të jetë i lehtë, pasi lojtari ka kontratë deri në vitin 2029 dhe kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane.
Sipas mediave britanike, Chelsea beson se Camara mund të sjellë energji, balancë dhe cilësi në ekip, duke e konsideruar si pjesë kyçe të projektit për të ardhmen. /klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.