Chelsea ka firmosur me mesfushorin e krahut, Jamie Bynoe-Gittens nga Borussia Dortmund.
Sipas gazetarit sportive, Fabrizio Romano, Chelsea do të paguajë shumën prej 56 milionë euro, plus 4 milionë euro bonuse.
Bëhet e ditur se Bynoe-Gittens ka nënshkruarë kontratë 7-vjeçare me blutë e Londrës, përkatësisht deri në qershor të vitit 2032, transmeton Klankosova.tv.
Në sezonin 2024-25, anglezi luajti 32 ndeshje për Dortmundin, ku shënoi tetë gola dhe dhuroi tri asistime.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.