Chelsea e ka shënuar fitoren e parë në Premier League, duke e mposhtur West Hamin me rezultat 1-5.
Ndeshja nuk nisi mirë për mysafirët, pasi West Hami realizoi në minutën e 6-të me anë të Lucas Paquetas.
Por, kundërpërgjigja erdhi shpejt, pasi vetëm 11 minuta më vonë, rezultati u barazua nga Joao Pedro, e që pas tetë minutash, Chelsea arriti të kalonte në epërsi me golin e Netos.
Gjatë pjesës së parë, Chelsea arriti që të shënonte edhe një herë, ku në minutën e 34-të Enzo Fernandez realizoi për 1-3.
Në pjesën e dytë, “Blutë” realizuan edhe dy gola të shpejtë, fillimisht me Caicedon në minutën e 54-të dhe në të 58-tën me Chalobahn.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.