Nuk e ka fituar kurrë ndonjë titull evropian.
Real Betis synon nesër që t'ia bëjë sefte, por që kjo të ndodh, para ka një kundërshtar shumë të vështirë, njofton Klankosova.tv.
Chelsea që konsiderohet favorite në finalen e Konferencës së Evropës, dëshiron që vitrinës së trofeve evropianë, t'ia shtojë edhe këtë të UECL.
"Blutë" e Londrës kanë triumfuar dy herë në kompeticionin kryesor për klube, Ligën e Kampionëve (2012, 2021) dhe po aq herë e fituan edhe UEFA Europa League (2013, 2019).
Kjo super ndeshje zhvillohet në stadiumin polak "Wrocław", duke filluar nga ora 21:00, raporton Klankosova.tv.
Sikur çdo event të rëndësishëm sportiv, edhe kjo finale transmetohet në platformën kryesore shqiptare, ArtMotion.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.