Aktorja, fituese e çmimit Academy Award, Charlize Theron, ka rikujtuar një nga momentet më tronditëse të jetës së saj në një intervistë të fundit për The New York Times.
Në rrëfimin e saj të sinqertë, Theron foli për natën dramatike kur nëna e saj qëlloi për vdekje babanë e aktores, një ngjarje që ka lënë gjurmë të thella në jetën e saj, transmeton Klankosova.tv.
Sipas saj, i ati ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe shumë agresiv, duke hyrë me forcë dhe duke kërcënuar drejtpërdrejt jetën e tyre.
“Ai do të na vriste,” është shprehur Theron, duke përshkruar momentin e frikshëm që, sipas saj, dukej si një skenë filmi, por që në realitet ishte një përjetim i dhimbshëm.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.