Lajmet e fundit

Aktorja 34-vjeçare, e cila luan rolin e Mabel Mora, ka qenë në kryeqytetin britanik duke xhiruar episodet e reja të serialit gjatë javëve të fundit.
Gjatë paraqitjes së saj në set, Gomez tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët u mblodhën për ta parë dhe për të bërë fotografi me të.
E veshur si personazhi i saj, Selena u shfaq me një pallto ngjyrë burgundy, minifund, geta dhe çizme, duke xhiruar skena me atmosferë vjeshtore.
Në sheshxhirim u pa edhe aktorja Tina Fey, e cila interpreton rolin e Cinda Canning në serial.
“Only Murders In The Building” nisi transmetimin në vitin 2021 dhe është pritur pozitivisht nga publiku dhe kritikët. /Klankosova.tv
